S’gabojnë Ballkani dhe Drita, vazhdon gara e ‘nxehtë’ për titull

S’gabojnë Ballkani dhe Drita, vazhdon gara e ‘nxehtë’ për titull

Dy pretendentët për titull të kampionit, Drita dhe Ballkani nuk kanë gabuar në duelet e sotme, duke e bërë edhe më të ashpër garën për kreun e tabelës.

Drita arkëtoi edhe tri pikë të arta duke mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 0-1, sot në ‘Riza Lushta’ në kuadër të elitës së futbollit tonë.

Festim Alidema (54’), shënoi golin e fitores për gjilanasit nga pika e bardhë. Kjo fitore e lë në krye të tabelës Dritën e cila tani ka 64 pikë, tri më shumë së Ballkani që sot në udhëtim mundi Feronikelin, me rezultat 0-2.

Ermal Krasniqi (34’), dhe Mrilind Daku (77’), shënuan nga një gol për fitoren e madhe te skuadrës nga Suhareka, e cila tani ka 61 pikë, derisa Feronikeli mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë të tubuara.