Juve pëson disfatë nga Atalanta, e rrezikon Championsin

Juve pëson disfatë nga Atalanta, e rrezikon Championsin

Atalanta e ka mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 21 të kampionatit italian Serie-A.

Kjo ndeshje ishte direkte në luftën për skuadrat të cilat pretendojnë të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar gjatë gjithë 90 minutave, por goli i vetëm u realizua vetëm tre minutave para mbylljes së ndeshjes.

Ishte Malinovsky ai i cili ia siguroi tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Atalanta me këtë fitore ngritet në vendin e tretë me 64 pikë, kurse Juventusi bie në vendin e katërt me 62 pikë dhe kështu vë në rrezik kualifikimin në Ligën e Kampionëve për shkak se aty janë edhe skuadra si Napoli me 59 pikë dhe Lazio me 58.