12:46 / 19.04.2021
Tottenham shkarkon Mourinhon
Drejtuesit e Tottenhamit e kanë shkarkuar Jose Mourinhon nga posti i trajnerit.
Vendimi i papritur është marrë vetëm gjashtë ditë para finales së League Cup, kundër Manchester City-t në Wembley. Ryan Mason dhe Chris Powell do të marrin frenat e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Portugezi largohet nga kjo detyrë për shkak të reuzltateve të dobëta.
Presidenti i “Spurs”, Daniel Levy, ka nisur kërkimin për një pasuesi të denjë të Mourinhos. Ndeshja e fundit e ish-trajnerit të Portos, Chelsea-t, Interit, Real Madridit dhe Manchester United erdhi pas barazimit të fundit 2-2 kundër Evertonit.























