Manchester City konfirmon fillimin e procedurave për largimin nga Superliga
BKT
Sport

Manchester City konfirmon fillimin e procedurave për largimin nga Superliga

Manchester City ka bërë të ditur se ka nisur procedurën për tërheqje nga Superliga Evropiane.

“Manchester City mund të konfirmojë se ka nisur procedurat formalisht për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Edhe Raheem Sterling ka reaguar pas njoftimit nga ana e Manchester City.

“Ok Bye”, ka shkruar ai në Twitter.