J.K Rowling, shkrimtarja magjike vjen me libër të ri për fëmijë

J.K Rowling, shkrimtarja magjike vjen me libër të ri për fëmijë

Ka një surprizë për të gjithë, autorja do të rikthehet pas 25 vjetësh, me një libër tjetër. Do të jetë një histori e bukur Krishtlindjesh, e cila do të dalë në të gjitha libraritë me 12 tetor.

Kanë kaluar shumë vjet qëkur shkrimtarja e njohur e librit të Harry Potter, J.K. Rowling botoi atë libër magjik, i cili mbërtheu botën dhe miliona fëmijë.

Autorja kishte një imagjinate të jashtëzakonshme, pasi kishte kaluar një jetë jo fortë të këndshme. Ajo rrëfeu pemës një dokumentari ë gjithë historinë e saj të pabesueshme, që për shumë kënd dukej si një përrallë.

Nga një zonjë e varfër dhe gati në prag të një vetëvrasje,  Rowling u kthye në një miliardere.

Ka një surprizë për të gjithë, autorja do të rikthehet pas 25 vjetësh, me një libër tjetër. Do të jetë një histori e bukur Krishtlindjesh, e cila do të dalë në të gjitha libraritë me 12 tetor, dhe më pas do të përkthehet në 20 gjuhë në të gjithë botën.

“The Christmas Pig" (Derri i Krishtlindjes), do jetë një rrëfim interesant mes dhimbjes, humbjeve, dhe krishlindjeve si një mrekulli.

Me pak fjalë , subjekti i këtij libri do jetë, një fëmijë me emrin Jack, i cili e do lodrën e tij derrkuc. Pavarësisht faktit që ajo nuk e lë kurrë, ndodh e papritura, fëmija humbet lodrën e tij të preferuar.

Dihet që në prag Krishtlindjesh fëmijët, e adhurojnë këtë festë për shkak të lodrave që marrin, por një zëvendësim i bezdisshëm ndodh me lodrën e tij.

Do të jetë kjo pikënisja që do çojë fëmijën në një udhëtim magjik, në kërkim të asaj që ka humbur… edhe në këtë libër stili autores, mënyra e rrëfimit, do jetë po aq magjike dhe mbresëlënëse duke përfshirë lexuesin në botën e vet.

Tema e humbjes , ka qene gjithmonë  e pranishme në romanet e autores. Mariagrazia Mazzitelli, i cili do të botojë librin për Italinë, u shpreh, “është një nga historitë më të bukura të Krishtlindjeve, të shkruara për fëmijë,  plot butësi, dhembshuri, të pashtershme për njerëzit dhe objektet e dashura”.

Kujtojmë se libri i Harry Potter ka arritur 450 milionë kopje.