15:50 / 21.04.2021
Llapi-Prishtina, ky është rezultati i pjesës së parë
Pjesa e parë ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, është mbyllur baras 1-1.
Llapjanët dhe prishtinasit po luajnë në ‘Zahir Pajaziti’ në sfidën kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Enis Gavazaj (6’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën e Prishtinës në epërsi prej 0-1, derisa Ahmed Jonuzi (15’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Kujtojmë së ndeshja e parë e luajtur në kryeqytet është mbyllur me fitoren e llapjanëve prej 2-3.
Pas pak nis pjesa e dytë.























