Edhe Marcelino në garë për trajner të Tottenhamit

Edhe Marcelino në garë për trajner të Tottenhamit

Pasi shkarkoi nga puna portugezin Jose Mourinho, Tottenham vijon të shqyrtojë të gjithë alternativat e mundshme për t’u besuar bankinën sezonin e ardhshëm dhe lista sa vjen e zgjerohet.

Kështu emri i parë që doli në qarkullim ishte ai i gjermanit Julian Naggelsman, që aktualisht drejton Leipzig dhe shihet si një nga të rinjtë më me perspektivë të fushës së trajningut.

Së fundi listës i është shtuar edhe italiani Maurizio Sarri, që është i papunë prej gati një viti dhe do të mirëpriste një rikthim në Premier League, ku drejtoi për një sezon londinezët e Chelsea-t.

Megjithatë në Spanjë këmbëngulin se drejtuesit e Tottenham kanë kontaktuar edhe me trajnerin spanjoll Marcelino, i cili aktualisht drejton Athletic Bilbaon dhe mund të largohet në fund të sezonit.

Ky i fundit ka drejtuar me sukses edhe skuadra si Villareal e Valencia, teksa edhe me baskët e Athletic Bilbaos ia doli të fitojë Superkupën e Spanjës në janar dhe është gati për një tjetër hap të madh në karrierë.