Rikthehet Ronaldo

Rikthehet Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në fushë për Juventusit në takimin e sotëm kundër Parmës në Serie A, por mbrojtësi Merih Demiral do të mungojë shkaku i lodhjes muskulore.

Të mërkurën në mesditë trajneri Andrea Pirlo e publikoi listën me lojtarët e ftuar për takimin e Serie A kundër Parmës.

Ndeshja mes Juventusit dhe Parmës zhvillohet në Allianz Stadium në orën 20:45.

Ronaldo mungoi në humbjen e Juventusit kundër Atalantës të shtunën, për shkak të një dëmtimi të vogël.

Por sulmuesi portugez e ka tejkaluar atë pengesë dhe pritet të luajë titullar përkrah Paulo Dybalas kundër Parmës, transmeton GE.

Qendërmbrojtësi Merih Demiral do të mungojë për shkak të lodhjes muskulore, derisa Federico Chiesa mungon shkaku i një dëmtimi muskulor që e pësoi kundër Atalantës.