Ra Prishtina, Llapi në finalen e madhe të Kupës

Ra Prishtina, Llapi në finalen e madhe të Kupës

Llapi dhe Prishtina kanë luajtur baras 2-2, sot në sfidën kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, por llapjanët kualifikohen në finale falë fitores në lojën e parë prej 2-3.

Llapjanët dhe prishtinasit u ballafaquan në ‘Zahir Pajaziti’ në një ndeshje interesante, me raste nga të dy anët dhe katër gola të shënuara.

Enis Gavazaj (6’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën e Prishtinës në epërsi prej 0-1, derisa Ahmed Jonuzi (15’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, prishtinasit tentuan vazhdimisht të përmbysin rezultatin e sfidës së parë, duke shënuar edhe golin e dytë përmes Mërgim Pefqelit (64’), mirëpo, ishte Muhamet Hyseni (88’), i cili barazoi rezultatin në 2-2, duke siguruar kualifikimin në finale skuadrës së Tahir Batatinës.

Llapin në finalen e pret Dukagjini i Klinës.