City sigurojnë tre pikë të reja, afër titullit të Premierligës
BKT
Sport

City sigurojnë tre pikë të reja, afër titullit të Premierligës

Aston Villa është mposhtur nga Manchester City me rezultat 1-2.

Ollie Watkins zhbllokoi shifrat e ndeshjes duke shënuar një gol në minutën e parë të këtij takimi, njofton lajmi.net.

Phil Foden 22′ barazoi shifrat për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, ndërsa Rodri 40 ‘shënojë në përfundimin e pjesës së parë pas një asistimi nga Bernardo Silva.

City në përfundimin e pjesës së parë mori një goditje të rëndë, pasi John Stones u ndëshkua me të kuq.

Pjesa e dytë ishte shumë e qetë, përveç kur u ndëshkua me karton të kuq Matty Cash (Aston Villa).

Me këtë fitore, Guardiola është në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë sesa Manchester United, transmeton lajmi.net

Në anën tjetër, ‘Luanët’ mbesin në pozitën e 11-të me 44 pikë.