Atletico Madrid fiton ndaj Huescas dhe kthehet lider në La Liga

Atletico Madrid fiton ndaj Huescas dhe kthehet lider në La Liga

Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Huescas në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.

Në minutat e parë të ndeshje të dy skuadrat kishin raste për të shënuar gola, por rrjetat nuk u prekën, transmeton Telegraf.

Goli i parë i ndeshjes erdhi minutën e 39-të kur Angel Correa shënoi për 1-0.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa madrilenët edhe në pjesën e dytë shënuan njëherë.

Në minutën e 81-të ishte Yannick Carrasco që shënoi për 2-0, duke e siguruar fitoren.