08:58 / 23.04.2021
Messi vendos një rekord historik pas golave ndaj Getafes
Leo Messi është bërë lojtari i parë në histori që shënon të paktën 25 gola në 12 sezone radhazi në 5 ligat më të mira të Evropës.
Argjentinasi është duke kaluar në një formë shumë të mirë, ku arriti që të shënojë 2 gola dhe të asistojë një herë në ndeshjen ndaj Getafes.
Në këtë ndeshje, Messi është shpallur si lojtari më i vlerësuar dhe “Mbreti i ndeshjes” nga mediumi RAC1.
Gjatë gjithë këtij sezoni, kapiteni i Barcelonës ka shënuar 31 gola në të gjitha garat.
Ndeshja e ardhshme e Blaugranëve do të jetë ndaj Villarrealit më 25 prill.























