12:00 / 23.04.2021
FFK konfirmon dy miqësoret e qershorit
Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar sot dy ndeshjet miqësoret që Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor.
Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin. Këto dy miqësore me rivalë jo aq të fortë sigurisht se do t’i shërbejnë përzgjedhësit Bernard Challandes për të provuar më shumë lojtarë, të cilët deri më tash ose kanë pasur pak hapësirë për lojë ose nuk kanë qenë të ftuar fare.























