15:32 / 23.04.2021
Ademi: Do të ftojmë lojtarë edhe nga Shqipëria për të luajtur për Kosovën
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një intervistë për ATV, ka deklaruar që në të ardhmen Kosovës mund t`i bashkohen edhe lojtarë nga Shqipëria.
I pari i FFK-së ka thënë që edhe Kosova do të shikon mundësinë që të afrojë lojtarë nga Shqipëria.
“Çdo moment që neve që na duhet ose na konvenon për ekipin kombëtar, ne do të marrim lojtarë, këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Në kombëtare do të afrohen vetëm lojtarët më të mirë”, ka thënë Ademi.
Deri më tash te Kosova janë ftuar futbollistë edhe nga trojet tjera shqiptare dhe ardhja nga Shqipëria vetëm sa do ta forconte edhe më shumë lidhjet dhe do të kuptonte që vërtet shqiptarët janë një pavarësisht të ndarë në disa kufij.























