17:40 / 23.04.2021
Cavani s’do të qëndrojë në Man United
Edinson Cavani ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United.
Sulmuesi iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ si lojtar i lirë në verën e vitit 2020, por nuk e ka gjetur vetën në Premierligë.
Ka zëra se ai mund të transferohet te Boca Juniors, transmeton Reporteri.
Cavani ka shënuar 10 gola në 31 paraqitje deri më tani në sezonin e parë për United.























