16:58 / 25.04.2021
Prishtina kthehet me tri pikë nga Gjilani
Prishtinës nuk i ka shkuar huq udhëtimi në Gjilan. Ia ka dalë t`i marrë me vete tri pikë. Klubi kryeqytetas ka shënuar fitore ndaj Dritës.
Ndeshja ka mbaruar me rezultat 1-2.
Ka qenë Drita që e ka hapur serinë e golave në minutën e 21-të. Kjo pasi Betim Haxhimusa ka zbritur shpejtë në kundërsulm duke realizuar nga afërsia.
Përgjijja e Prishtinës ka ardhur në minutën e 34-tërt nga Endrit Krasniqi. Ai ka realizuar pas një harkimi brenda zonës. Krasniqi nuk ka festuar në shenjë rrespekti ndaj ish-skuadrës.
Fitorja e Prishtinës është vendosur nga Besnik Krasniqi në minutën e 71-të.
Me këtë fitore Prishtina është në vendin e tretë me 63 pikë, vetëm një më pak se Drita dhe Ballkani.























