21:35 / 25.04.2021
Barcelona përmbys Villarealin dhe barazohet me pikë me Realin
Barcelona barazon në kuotën e 71 pikëve Realin e Madridit, që ruan vendin e dytë vetëm falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte ndaj “blaugranave”.
Barcelona ka fituar 1-2 në fushën e Getafës.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht zhbllokoi takimin Chukwueze në të 26-tën, por vetëm dy minuta më vonë barazoi Griezmann, i cili e tundi për herë të dytë rrjetën në minutën e 35-të.
Vendimtar në përcaktuesin e kampionit pritet të jetë rezultati i përplasjes direkte Atletico-Barcelona.























