11:34 / 26.04.2021
Shearer dhe Henry pjesë e “Hall of Fame”
Alan Shearer dhe Thierry Henry janë dy futbollistët e parë që bëhen pjesë e “Hall of Fame” të Premier League, që ka lindur ditën e sotme. Anglezi dhe francezi janë dy nga ish-sulmuesit më të mirë të kampionatit anglez.
I pari është golashënuesi më i mirë i historisë së Premier League (260 gola), ndërsa i dyti, një legjendë e Arsenalit, mban vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të huaj në ishull (175 gola).
“Nder i jashtëzakonshëm të jem përkrah Shearer në Hall of Fame“, deklaro Henry, i cili u shpall katër herë golashënuesi më i mirë i Premier League me “Topçinjtë”. Dy lojtarëve do t’i shtohen edhe gjashtë lojtarë të tjerë ditën e sotme nga votat e tifozëve.























