Ja çfarë shkroi Lorik Cana mbi fanellën e Kosovës
BKT
Sport

Ja çfarë shkroi Lorik Cana mbi fanellën e Kosovës

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorika Cana sot ka qëndruar për një vizitë në Kosovë ku u takua me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Me këtë rast, Krasniqi e falënderoi Canën për këtë vizitë të veçantë dhe ia dhuroi librin foto-reportazh “Debutimi i artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, një orë dore me simbole të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa Lorik Cana, i nënshkroi presidentit fanellën e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Mbi fanellën e Kosovës, Cana shkroi:

“Për Komitetin Olimpik të Kosovës, me respekt, përkushtim dhe dashuri. Lorik Cana”.