“Manchester City e ka trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave”
BKT
Sport

“Manchester City e ka trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave”

Gary Neville duke folur për Sky Sport mendon së Manchester City, ka trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave.

Spanjolli Pep Guardiola drejton ‘Qytetarët’. Neville lavdëron punën që bën tekniku spanjoll.

“Unë mendoj se Manchester City ka trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave. Ne duhet të shohim mënyrën sesi ai punon, ai dominon futbollin dhe është diçka që unë nuk e kam parë ndonjëherë”, tha Neville.

City fundjavën që lamë pas fitoi trofeun e Kupës së Anglisë, duke mundur në finale Tottenhamin (1-0).