Dembele nuk rinovon me Barcelonën, e duan Juve dhe Liverpool
BKT
Sport

Dembele nuk rinovon me Barcelonën, e duan Juve dhe Liverpool

Francezi Ousmane Dembele raportohet së është i vendosur të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundi nuk do të rinovojë kontratën me klubi katalonas.

Dembele me ‘Blaugranat’ ka kontratë deri në vitin 2022, por siç raportohet lojtari është i vendosur të largohet nga ‘Camp Nou’ gjatë kësaj verë.

Sipas TV3, francezi është duke u kërkuar nga Juventusi dhe Liverpool. Krerët e Barcelonës thuhet se po përpiqen që të rinovojnë kontratën e re me francezin, përndryshe klubi katalonas nuk do të presë skadimin e kontratës dhe do ta shesë atë gjatë kësaj verë.