10:48 / 27.04.2021
Sot Feronikeli-Arbëria, ndeshje për mbijetesë
Sot nis java e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll me një ndeshje mjaft interesante në garën për mbijetesë.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do të përballen Feronikeli dhe Arbëria.
Të dy skuadra fillimin e kishin të mbarë në këtë sezon, por tani kanë një objektiv të ngjashëm, pasi kërkojnë mbetjen në Superligë.
Si industrialistët ashtu edhe dobrajasit në këtë duel kërkojnë opsionin fitore, ndryshe çdo rezultat tjetër do të rrezikonte seriozisht rënien nga elita.
Superliga – Java XXXI
E martë – (27 prill) – 15:00
Feronikeli – Arbëria
(Gjyqtarët: Sh. Murtezi, F. Berisha, B. Selimaj, V. Hoxha)























