Ajaxi dëshiron të rikthejë Alderweireld
BKT
Sport

Ajaxi dëshiron të rikthejë Alderweireld

Kampioni holandez synon transferimin e mbrojtësit belg.

Ajaxi dëshiron me çdo kusht të nënshkruaj me mbrojtësin e Tottenham Toby Alderweireld, raporton “VoetbalKrant”.

Po ashtu edhe skuadra tjetër holandeze PSV ka qenë e lidhur me 32 vjeçarin, i cili mund të largohet nga Tottenhami në fund të këtij sezoni, kur edhe hapet afati kalimtar veror i transferimeve.

Alderweireld e filloi karrierën e tij tek Ajaxi, ku edhe ka qenë produkt i akademisë së tyre në vitin 2008, dhe tani kampioni holandez do të përpiqet që ta bind mbrojtësin belg të rikthehet në “Amsterdam Arena”.