Ballkani fiton ndaj Llapit në një ndeshje me përplasje fizike
BKT
Sport

Ballkani fiton ndaj Llapit në një ndeshje me përplasje fizike

Ballkani ka mposhtur Llapin në një ndeshje ku nuk janë kursyer as përplasjet fizike mes lojtarëve.

Ndeshja e zhvilluar mes tensionesh ka përfunduar me rezultat 1-0.

Golin e vetëm e ka realizuar Baftiu në minutën e 33-të. 

Në minutën e 35-të Arbnor Ramadani (Llap) ndërhynë në mënyrë të palejuar ndaj Kushtrim Gashit, ndërkohë që futbollistët e dy skuadrave përfshihen në një konflikt verbal dhe fizik.

Një minutë më pas Ahmed Januzi e Kushtrim Gashi u ndëshkuan me kartonë të kuq. 

Në këtë situatë ndeshja edhe është ndërprerë, por pastaj ka vazhduar dhe pjesa e dytë ka vazhduar. 

Me këtë fitore Ballkani përforcon pozitën e parë në tabelë ku ka 67 pikë, një më shumë se Prishtina.