Superliga ka lider të ri, ja si duket tabela
BKT
Sport

Superliga ka lider të ri, ja si duket tabela

Superliga e Kosovës në futboll, është bërë më lider të ri.

Prishtina me fitoren në udhëtim tek Llapi (1-3), tashmë është ngjitur në krye të tabelës me 69 pikë, një më shumë së Drita e cila renditet e dyta.

Ballkani me disfatën e pësuar sot nga Drenica (2-1), bie në pozitën e tretë me 67 pikë.

Deri në fund të këtij sezoni, pritet një garë e ashpër mes këtyre tri skuadrave në ‘luftën’ për titull të kampionit.

E ‘nxehtë’ është duke u bërë edhe gara për mbijetesën në elitën e futbollit tonë.

Shikojeni tabelën e Superligës: