Finalja e Champions në Turqi do të luhet në praninë e 25 mijë tifozëve
BKT
Sport

Finalja e Champions në Turqi do të luhet në praninë e 25 mijë tifozëve

Autoritetet në Turqi kanë dhënë pëlqimin që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet në praninë e 25 mijë tifozëve.

Manchester City u bë finalisti i parë i finales së Championsit në këtë sezon, pasi mbrëmë e eliminoi Paris Saint Germainin. Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës do ta mësojë sonte  kundërshtarin, nëse do të jetë Chelsea apo Real Madrid.

Mediumet angleze raportojnë se UEFA i ka ndarë 4 mijë bileta për tifozët e Manchester City në finalen e Stambollit, derisa po aq do t'i takojnë ekipit tjetër finalist, derisa pjesa tjetër do të jenë tifozë turq.