00:07 / 11.05.2021
Meta uron Dinamon për rikthimin në Superiore
Rikthimi i Dinamos në elitën e futbollit shqiptar pas 9 vitesh ka lumturuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili ka uruar Blutë Kryeqytetas me një mesazh në rrjetet sociale. Meta njihet si një fans i madh i sportit dhe sidomos i futbollit.
“Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore! Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive”.























