Sonte Peja-Golden Eagle Ylli
BKT
Sport

Sonte Peja-Golden Eagle Ylli

Peja-Golden Eagle Ylli përballen sonte nga ora 20:15 në finalen e tretë të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda kryeson në seri 2:0 dhe nëse fiton sonte do të shpallet kampion, kurse pejanët duhet të fitojnë tri ndeshjet radhazi për të fituar titullin. Për Yllin ky do të ishte titulli i parë në histori të klubit, kurse për Pejën, titulli i gjashtë.