13:21 / 11.05.2021
Deschamps paralajmëron se s’do ta ftojë Benzeman
Seleksionuesi i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka thënë se nuk do të ketë surpriza në listën e lojtarëve të Francës për Kampionatin Europian.
Kështu duke lënë të nënkuptohet që në listë nuk do të jetë sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, përcjell klankosova.tv.
Në përgjigjen e tij për pyetjen se si do të jetë skuadra e Francës, Deschamps ka thënë se ”unë nuk jam babadimër, nuk jam këtu për surpriza”, ka deklaruar Deschamps.
Kujtojmë se Franca është në Grupin F me Portugalinë, Hungarinë dhe Gjermaninë.























