15:45 / 12.05.2021
Kuper merr drejtimin e Kombëtares së Kongos
Sipas “tycsports”, trajneri argjentinas Hector Kuper do të marrë drejtimin e kombëtares së Kongos e cila ndodhet në Afrikën qendrore.
Pas disa eksperiencave me Gjeorgjinë, Egjiptin dhe Uzbekistanin, tekniku 65 vjeçar rikthehet si trajner në krye të një kombëtareje e cila mund të cilësohet si aventurë për të pasi renditet në vendin e 61 në klasifikimin botëror të FIFA-s, transmeton "Panorama". i cilësuar si trajneri i finaleve të dështuara, Kuper ka drejtuar skuadra si Valencia, Inter dhe Parma duke humbur dhe dy finale Champions-i në vitet 2001 dhe 2002 me spanjollët e Venecias.























