Leicester fiton FA Cup

Leicester fiton FA Cup

Leicesteri është fitues i FA Cup. Ka përfunduar finalja e FA Cup ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt.

Leicester mposhti minimalisht 1 me 0 skuadrën e Chelseat. 

Golin e vetëm në finalen e Wembleyt e shënoi Tielemans në minutën e 63-të.

Ekipi i Thomas Tuchel tentoi disa herë ta barazonte rezultatin por nuk arriti. 

Në këtë finale ishin në stadium edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve, duke e bërë ndeshjen edhe më të gjallë.