17:07 / 16.05.2021
Drita fiton ndeshjen po humb titullin
Drita ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Drenica, duke fituar me rezultat 0 – 3.
Ardian Limani zhbllokoi rezultatin, duke kaluar Dritën në epërsi (12′), derisa në pjesën e dytë “Intelektualët” shënuan edhe dy herë për të kompletuar fitoren përmes Dyfshon në minutat 50 dhe 64.
‘Intelektualët’ e kryen punën e tyre një xhiro pa përfunduar kampionati, mirëpo kanë mbetur pesë pikë prapa Prishtinë, ashtu që tashmë matematikisht janë jashtë garës për titull.























