“Real Madridi ishte ëndrra e Lewandowskit”

“Real Madridi ishte ëndrra e Lewandowskit”

Ish-agjenti i Robert Lewandowski, Cezary Kucharski ka zbuluar së ylli i Bayern Munich kishte pretenduar që t’i bashkohej Real Madridit, raportojnë mediat e huaja, përcjell RTKLive.com.

Lewandowski ka shijuar karrierë të shkëlqyeshme në futbollin gjerman duke nisur nga Borussia Dortmund 11 vite më parë.

Sulmuesi polak nga Dortmundit ishte transferuar tek Bayern Munich, ku me ‘bavarezët’ ka arritur gjithë trofetë e çmueshëm në Kontinentin e Vjetër.

Agjenti i Lewas, ka zbuluar së dikur qëllimi kryesor i klientit të tij ishte të luante tek gjigantët e Real Madridit. /RTKLive/