E marta vjen me disa sfida të ‘nxehta’ në Premierligë dhe Serie A

E marta vjen me disa sfida të ‘nxehta’ në Premierligë dhe Serie A

Futbolli elitar nuk mungon asnjë ditë. E marta vjen me 3 sfida dy prej tyre nga raundi i 37-të i Premier Leagues.

Pasi humbi finalen e FA Cup, Chelsea ka mundësinë ideale sot në mbrëmje në Stamford Bridge për t’u hakmarrë ndaj Leicester, në një ndeshje që mund të vendosë fatet e kualifikimit në Champions League për të dyja skuadrat.

Blutë luajnë në shtëpi dhe shikohen si favoritë pasi Leicester në këtë sfidë do të mjaftohej edhe me një barazim për të mbajtur pas Blutë por edhe Liverpoolin.

Në orën 20:00, 75 minuta më herët se Chelsea do të zbresë në fushë Manchester City që do të sfidojë Brighton në transfertë, në një ndeshje ku Citiziens do të tentojnë të thellojë numrin e fitoreve radhazi jashtë fushe duke e çuar në 13 për një record që mund të mos thyhet më për dekada, transmeton SS.

Nuk mungon as Serie A këtë të martë që vjen me duelin e prapambetur Lazio-Torino me skuadrën “granata” që ka nevojë për një pikë për të siguruar mbijetesën dhe për ta kthyer në një sfidë pa interes duelin e drejtëpërdrejtë ndaj Beneventos të dielën, edhe pse Simone Inzaghi me Lazion e tij do të kërkojë t’i bëjë një nder vëllait Pippo Inzaghi duke mposhtur Toron.