22:56 / 20.05.2021
Grasshopperi rikthehet në Superligën e Zvicrës, Demhasaj vendimtar
Grasshopperi mposhti 2-1 Kriensin për tu shpallur kampion në Challenge League në Zvicër.
Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj realizoi gol në këtë fitore, duke përmbyllur sezonin me 10 gola, transmeton Indeksonline.
Në këtë mënyrë, Grasshopperi siguroi edhe promovimin në Superligën e Zvicrës pas mungesës në dy edicionet e fundit.























