Chelsea e Leicester akuzohen nga Federata Futbollit për shkelje rregullash
BKT
Sport

Chelsea e Leicester akuzohen nga Federata Futbollit për shkelje rregullash

Dy klubet angleze Chelsea dhe Leicester janë akuzuar nga Shoqata e Futbollit pas skenave të shëmtuara drejt fundit të ndeshjes së tyre në Stamford Bridge të martën në mbrëmje.

Lojtarët dhe stafi nga të dy ekipet u ndeshën me njëri-tjetrin pas sfidës së Ricardo Pereira ndaj Ben Chilwell, shkruan Talk Sport, njofton Klan Kosova.

Një deklaratë e FA shkruan: “Chelsea FC dhe Leicester City FC janë akuzuar të dy për shkelje të rregullit të FA, pas ndeshjes së tyre në Premier League të martën, 18 maj 2021”.

“Është pohuar se të dy klubet nuk arritën të sigurojnë që lojtarët e tyre dhe zyrtarët e klubit të sillen në mënyrë të rregullt ose të përmbahen nga sjelljet provokuese gjatë minutës së 93-të”.

“Chelsea FC dhe Leicester City FC të dy kanë kohë deri të martën, 25 maj 2021 për të dhënë përgjigjet e tyre përkatëse.”

Chelsea fitoi ndeshjen 2-1 për të rritur mundësinë e tyre në Ligën e Kampionëve dhe për ta zhdukur Leicester nga top katërshja.