17:08 / 21.05.2021
Dukagjini mposht Flamurtarin
Dukagjini i Klinës ka fituar ndeshjen e barazhit në Ligën e Parë ndaj Flamurtarit të Prishtinës, duke u vendosur kështu në pritje të klubit që përfundon në vendin e tetë në Superligë.
Ndeshja e zhvilluar në Drenas ka përfunduar 2-1 në favor të klubit klinas.
Fatlum Gashi dhe Labinot Osmani kanë realizuar për Dukagjinin, derisa golin e vetëm për Flamurtarin e ka shënuar Bashkim Shala.
Dukagjini në minutat e fundit ka mbetur me nëntë lojtarë, pasiqë dy lojtarë u ndëshkuan me të kuq.
Cilado skuadër që fiton në ndeshjen e radhës, Dukagjini apo klubi me pozitën e tetë në Superligë, siguron statusin e anëtarit të Superligës.























