Haaland “bishë”, barazon rekordin e Ronaldos pas 24 vitesh
Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar Erling Haaland të dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë Dortmund në avantazh në takimin e javës së fundit kundër Bayer Leverkusen.
Bomberi norvegjez mori një asist nga Reinier dhe mposhti portierin mik me një diagonale të saktë dhe potente. Goli i 26-të në Bundesligë për këtë sezon dhe i 40-ti sezonal për 20-vjeçarin viking.
Shifra të jashtëzakonshme, duke llogaritur moshën e re të yllit të verdhezinjve. Me golin e sotëm, Haaland ka barazuar një rekord që zgjaste prej vitit 1997.
Sulmuesi është kthyer në lojtarin e parë U21, që ia del të shënojë 40 gola gjatë një sezoni. Një gjë të tillë e realizonte Ronaldo në sezonin 1996/1997.
Fenomeni luante me Barcelonën në atë sezon dhe ishte vetëm 20 vjeç. Ai ishte sezoni i parë dhe i vetëm që luante me katalanasit legjenda braziliane.























