Eden Hazard kërkon të rikthehet te Chelsea
BKT
Sport

Eden Hazard kërkon të rikthehet te Chelsea

Eden Hazard raportohet se po kërkon të bëjë një kthim befasues te Chelsea nga Real Madridi, pretendon "El Chiringuito".

Sulmuesi belg ka kaluar dy sezone i përcjellur nga një numër i madh i lëndimeve në Spanjë dhe dëshiron të provojë edhe njëherë veten e tij në stadiumin "Stamford Bridge" në përpjekjë për t'i dhënë një tjetër gjallëri karrierës së tij, përcjell KosovaPress.

Hazard u transferua në Real Madrid nga Chelsea në vitin 2019 dhe për kartonin e tij "Los Blancos" kishin paguar 103.5 milionë funte.