11:11 / 26.05.2021
ZYRTARE: Gjilani ‘blindon’ edhe Muhamed Useinin
Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Muhamed Useini për rinovimin e kontratës.
Useini ka rinovuar edhe për një edicion, pra do mbajë fanellën e Gjilanit deri në vitin 2022.
Këtë e konfirmoi skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi përmes një komunikate zyrtare.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Muhamed Useini rinovon kontratën deri në vitin 2022
Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinin edhe për një edicion të radhës.
Klubi falënderon Muhamedin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruhet në komunikatë.























