Mungesa, rikthime e risi: Publikohet lista e Shqipërisë për miqësoret
BKT
Sport

Mungesa, rikthime e risi: Publikohet lista e Shqipërisë për miqësoret

Shqipëria do të luajë kundër Uellsit (5 qershor) dhe Çekisë (8 qershor) dy miqësore dhe trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë të shohë kuqezinjtë në aksion.

Italiani ka dalë sot në konferencë për shtyp në Durrës dhe ka zbuluar edhe listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto duele. Ka disa ndryshime në listë, teksa bien në sy nga Superiorja portierët Alen Sherri e Romeo Harizaj.

LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME ÇEKINË DHE UELLSIN

PORTIERË: Etri Berisha, Alen Sherri, Gentian Selmani, Romeo Harizaj

MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Arlind Ajeti, Lorenc Trashi

MESFUSHORË: Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Odeise Roshi, Keidi Bare, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Endri Çekiçi

SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Taulant Seferi, Rey Manaj, Bekim Balaj