21:47 / 28.05.2021
Gattuso merr Hysaj me vete te Fiorentina
Sipas “Corriere Del Mezziogiorno”, Gennaro Gattuso kërkon të transferojë tek skuadra e Fiorentinës anësorin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Hysaj ka njoftuar se do të largohet dhe Napoli dhe po shqyrton të gjitha ofertat e mundshme, por transferimi i Gatuzos në stolin e Fiorentinës ka ndryshuar planet e shkodranit, transmeton "albeu".
Nuk ka ende një ofertë zyrtare nga klubi violë, por palët mund të ulen dhe të flasin për të gjetur gjuhën e përbashkët.
27 vjeçari do të largohet nga skuadra napoletane pas 6 sezoneve, duke luajtur 178 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.























