22:18 / 29.05.2021
Challandes ka ftuar pesë futbollistë të Ballkanit
Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi janë futbollistët e Ballkanit të ftuar te Kosova për ndeshjet e qershorit. Ka qenë vetë klubi suharekas që ka njoftuar.
"Të dashur tifoz
Ju njoftojmë se top golashenuesi i Superligës Mirlind Daku,si dhe Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arber Hoxha, Armend Thaqi jan ftuar nga përzgjedhësi Challandes për ndeshjet miqësore të muajit Qershor ndaj San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë.
Ndërsa për U/19 jan ftuar futbollistet tanë, si: portieri Dashnor Balaj, Leonard Shala, Lorik Rexhepi dhe Albnor Maliqi.
Na priftë e mbara Kosova jonë", ka njoftuar Ballkani.























