Thaqi: Disa gabime të pafalshme na humbën titullin
BKT
Sport

Thaqi: Disa gabime të pafalshme na humbën titullin

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net, ka folur për të gjitha, duke nisur nga edicioni 2020/21, bashkëpunimi me trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkëmbi dhe për ftesën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e qershorit.

Thaqi dhe katër lojtarë të tjerë të Ballkanit janë ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për miqësoret e qershorit.

Për lajmi.net, Thaqi tha se me Ballkanin sezoni nisi në mënyrën më të mirë, por shkaku i disa gabimeve të pafalshme e humbën titullin.

“Një edicion me Ballkanin që filluam shumë mirë, por pastaj patëm disa gabime që na kushtuan në fund duke humbur gjithçka”.

“Ishim në garë për të fituar, mirëpo gabimet ishin të pafalshme dhe të pakthyeshme në vazhdimin e kampionatit. Të gjithë lojtarët jemi të dëshpëruar sepse gjithë mundi brenda një viti nuk u shpërblye në fund, andaj është normale që dëshpërimi të jetë i madh. Nga aspekti personal nuk jam i kënaqur”, u shpreh fillimisht Thaqi.

Tutje, Thaqi falënderoi të dy trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkëmbi që kanë bërë çmos që të dalin fitimtar në fund.

“Unë jam futbollist dhe cili do trajner që vjen unë prapë bëjë detyrën e njëjtë, pra të jap më të mirën”.

“Secili trajner e ka mënyrën e vetë të punës dhe dallimet në konceptin e lojës dhe taktikës. Unë i falënderojë të dy trajnerët sepse kanë bërë maksimumin që të fitojmë të gjithë se bashku, mirëpo nuk ia arritëm dhe të gjithë kemi faj dhe përgjegjësi në fund”, vazhdoi ai.

Në fund, i pyetur për ftesën e Kosovës, Thaqi theksoi se është në ndjenjë e papërshkrueshme, andaj ndihet krenar që do kontribuoj për vendin e tij.

“Gjithmonë ftesa me vesh fanellën e vendin tënd është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe të bënë me u ndje krenar. Jam shumë krenar dhe falënderues sa herë që më jepet mundësia të kontribuojë për vendin tim, Kosovën”, përfundoi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Ballkani e mbylli edicionin në pozitën e tretë në tabelë pas Dritës dhe kampionit, FC Prishtina.