11:52 / 31.05.2021
Challandes publikon edhe listën për miqësoret në Antalia
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.
Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, ku janë përfshirë futbollistët e Kombëtares A, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antali të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë të rinj që shihen si potencial për ekipin kombëtar. Ndeshjen e parë në Antali, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë.
























