Aguero kryen vizitat mjekësore në Barcelonë
BKT
Sport

Aguero kryen vizitat mjekësore në Barcelonë

Kun Aguero është një nga nënshkrimet që Barcelona po planifikon të shpallë së shpejti. Megjithatë, ka ende disa procedura për t’u zgjidhur. Njëra prej tyre është gjendja fizike e futbollistit.

Për këtë arsye, argjentinasi i është nënshtruar sot një ekzaminimi të thellë mjekësor për të përcaktuar gjendjen e gjurit të tij, që i ka krijuar probleme në muajt e fundit. Futbollisti arriti në Barcelonë mbrëmjen e djeshme pasi luajti finalen e Champions League me Manchester City.

Ideja e Barcelonës është të shohë gjendjen fizike të sulmuesit dhe të kryejë në mënyrë jozyrtare testet e nevojshme mjekësore, për të konfirmuar gjithçka dhe prezantuar lojtarin pas Copa America.

Por plani mund të pësojë ndryshime sepse Copa America për momentin është pa një vend organizator, vetëm 14 ditë nga nisja.

Argjentina hoqi dorë nga pritja e ndeshjeve, pas numrit të lartë të infektimeve me koronavirus në vend. Aguero pritet të jetë nënshkrimi i dytë në radhë i Barcelonës, pas Eric Garcias.