16:27 / 31.05.2021
Zyrtare: Aguero nënshkruan me Barcelonën
Sergio Aguero është lojtari më i ri i Barcelonës.
Ai ka nënshkruar sot kontratën me klubin spanjoll. Aguero do të jetë pjesë e Barcelonës për të paktën dy sezonet e ardhshme.
Ai sot kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën. Kështu, 48 orë pas dështimit në finale të Champions Leagues, Aguero merr një hap të madh në karrierën e tij, transmeton GE.
Pas nënshkrimit, Aguero do të udhëtojë për Buenos Aires ku do të përgatitet me Argjentinën për Copa American.























