18:04 / 31.05.2021
Zvicra godet Andi Zeqirin, e lë jashtë listës së EURO 2020
Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e plotë për Kampionatin Evropian 2020.
Në këtë listë nuk ndodhet sulmuesi Andi Zeqiri, që i kishte thënë po Kosovës, por pastaj ndërrojë mendje.
Nga shqiptarët që do përfaqësojnë Zvicrën për Euro 2020 janë Xherdan Shaqirin, Admir Mehmedin dhe Granit Xhakën.
Ndërkohë, dje Zvicra zhvilloi miqësore me SHBA-në, por Zeqiri nuk iu dha asnjë minutë.























