19:55 / 31.05.2021
Valon Berisha tregohet human, shpërndan drekë për familjet në nevojë
Mesfushori i Reimsit, Valon Berisha ka treguar edhe një herë anën e tij humane.
Berisha pak para ndeshjeve miqësore me Kosovën ka zgjedhur të merret edhe me diçka tjetër humane.
Valon Berisha i është bashkuar shoqatës së njohur “Jetimat e Ballkanit” për të shpërndarë drekën në kuzhinën e shoqatës në fjalë.
Kjo nuk është hera e parë që 28-vjeçari merr pjesë në iniciativa humanitare për t’iu dalur në ndihmë familjeve në nevojë.
Ndryshe, Berisha aktivizohet rregullisht në skuadrën e Reimsit në Francë me të cilën ka kontratë deri në vitin 2024.























