Sahiti konfirmon lëndimin e Rashicës, tregon a do të luajë ndaj San Marinos
BKT
Sport

Sahiti konfirmon lëndimin e Rashicës, tregon a do të luajë ndaj San Marinos

Kosova është duke vazhduar me përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos.

Në stërvitjen e fundit, ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nuk ishte i pranishëm me bashkëlojtarët.

Lidhur me mungesën e Rashicës, Lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Sahiti ka konfirmuar lëndimin e Rashicës, mirëpo ka bërë të ditur se lëndimi nuk është seriozë dhe që sulmuesi do jetë me skuadrën për ndeshjen ndaj San Marinos.

“Po, mundet me qenë një lëndim, por nesër është gjithsesi në ekip. Na me qëllim e kemi pushuar që të mos e ngarkojmë sonte për të qenë nesër me ekipin dhe do të shohim deri para lojës”.

“Me ekipin do jetë do jetë, por a starton apo do jetë në bankinë, aty vendos selektori, mirëpo do jetë me ekipin”, deklaroi ai.

Kujtojmë, se nesër me fillim nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, Kosova e mirëpret San Marinon.